Kombëtarja Shqiptare - Si kurrë më parë në Kombëtaren e Shqipërisë ka konkurrencë të jashtëzakonshme dhe kësaj i gëzohet më së shumti trajneri italian Gianni De Biasi.
Për ndeshjen e rëndësishme ndaj Armenisë, De Biasi ka grumbulluar 28 futbollistë ku pesë prej tyre do të dalin në tribunë ditën e ndeshjes.
Porta është e sigurt pasi në të është gardiani fantastik Etrit Berisha, ndërsa në krahun e djathtë i palëvizshëm është Elseid Hysaj si dhe në qendër dyshja Cana-Mavraj, edhe pse ky i fundit është në dyshim për shkak të një lëndimi por që mund të zëvendësohet nga Ajeti. Në krahun e majtë është Agolli por që në momentet e fundit mund të futet edhe njëri mes Alijit dhe Lenjanit.
Mesfusha është reparti me më së shumti konkurrencë, por të sigurt si duket janë vetëm Abrashi dhe Xhaka. Për mesfushorin e djathtë në garë janë Lila, Roshi dhe Shala, për të majtin Gashi-Lenjani ndërsa Meha dhe Kaçe për një pozitë për t’iu bashkuar dyshes Abrashi-Xhaka.
Ndërkohë në fazën e sulmit titullar pritet të jetë Bekim Balaj, njeriu që i siguroi tri pikë historike Shqipërisë nga udhëtimi në Portugali.
Kjo Shqipëri është e madhe pasi ka lojtarë pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare dhe konkurrenca e madhe e bënë Shqipërinë të fortë dhe të frikshme.
0 Komente:
Post a Comment