Shqipëria do të tentojë që ta fillojë vitin 2015 me fitore ndaj Armenisë, të cilët bashkë me Serbinë pozicionohen të fundit me nga një pikë.
Takimet e mëparshme
Të dyja skuadrat kanë statistika të përbashkëta. Në të kaluarën janë takuar 3 herë, të dyjat kanë nga një fitore dhe një lojë ka përfunduar pa fitues.
Përballja e vetme me rëndësi ka ardhur në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 1998, shkruan koha.net.
Ndeshja e parë në Tiranë përfundoi 1-1, kurse ajo kthyese në Yerevan përfundoi 3-0 për Armeninë.
Së fundmi, të dyja kombëtaret janë ndeshur më 14 gusht të vitit 2013 në një miqësore, ku Shqipëria, nën udhëheqjen e De Biasit, fitoi 2-0 me golat e Valdet Ramës dhe Ergys Kaçes.
Forma aktuale e skuadrave
Shqipëria hapi ndeshjet e grupit me një fitore sensacionale 0-1 ndaj Portugalisë si mysafire. Pastaj barazoi me Danimarkën dhe humbi në tavolinë ndeshjen ndaj Serbisë.
Shqipëria është pa fitore në 3 ndeshje me karakter garues në shtëpi, ku ka regjistruar dy barazime dhe një humbje, shkruan koha.net.
Armenia është pa fitore në tre ndeshje të grupit I, ku ka regjistruar një barazim dhe dy humbje.
Armenia nuk ka fituar në tri ndeshje garuese si mysafire, me një barazim e dy humbje, që nga dy fitoret e mrekullueshme në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014, në udhëtimet e tyre ndaj Danimarkës, 0-4 dhe Çekisë, 1-2.
Fakte tjera
Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka do të festojë ditëlindjen e 24-të në prag të ndeshjes.
Kombëtaret janë takuar tri herë edhe në ndeshjet e grupmoshave të reja, ku Armenia ka një fitore e Shqipëria 2.
KOHA
0 Komente:
Post a Comment