
Shqiponjat, ndonëse nuk kanë luajtur asnjë ndeshje që nga nëntori i vitit të kaluar, në bazë të krahasimeve edhe mbledhjes së pikëve tashmë renditen në pozitën e 61-të me 557 pikë.
Kundërshtari i radhës Armenia, ka pësuar rënie për pesë pozita dhe është renditur në vendin e 79-të.
Të ranguara më mirë sesa Shqipëria, janë kudërshtashtarët e tjerë të grupit I, Portugalia dhe Danimarka të cilët kanë ngelur të palëkundur nga pozitat e tyre, në vendin e 7-të respektivisht në të 28-tin.
E ranguar më mirë është edhe Serbia e cila ndonëse ka pësuar rënie për një pozite, ajo tashmë ndodhet e 40-ta në këtë ranglistë.
Ndryshe në top 10-shtin e më të mirëve ka pasur vetëm një ndryshim, pozitën e 10-të tashmë e ka rrëmbyer Italia, duke lënë pas Spanjën, që është renditur e 11-ta.
0 Komente:
Post a Comment