9 muaj më vonë, ngjarja e rëndë e Beogradit më në fund ka marrë zgjidhjen e duhur, të mohuar në dy shkallët e drejtësisë sportive të organit më të lartë të futbollit europian, UEFA. Faktet e paraqitura në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kanë qenë të pakundërshtueshme edhe pse ishin të njëjta me ato që i ishin paraqitur UEFA-s, por këta të fundit nuk i morën parasysh.
E gjithë kjo pritje e gjatë për drejtësinë e munguar, u shpërblye me 3 pikë kaq të rëndësishme për ecurinë e përfaqësueses sonë në këto eliminatore.
Shqipëria me një ndeshje më pak në grupin I ndodhet tashmë në vendin e dytë me 10 pikë aq sa edhe Danimarka, 2 më pak se Portugalia kryesuese.
0 Komente:
Post a Comment