Friday, July 10, 2015

Kualifikim direkt, jo me barazh

Kombetarja Shqiptare - Përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, që muaj më parë ka marrë edhe pasaportën shqiptare, është deklaruar për mediat shqiptare pas Vendimit të CAS-it sot.

“Vendim i pritur. Tre pikët janë gjëja më e drejtë për atë që ndodhi në Beograd. Me këtë, besoj që jemi në Play-Off, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të kërkojmë kualifikimin direkt në Francë, jo me ndeshje shtesë,” ka thënë De Biasi transmeton Supersporti sot.

“Ndeshjet e shtatorit do të jenë tepër të vështira dhe do të duhet të luhen me gjithë shpirt. Kemi grup shumë të mirë lojtarësh që i dinë sfidat para tyre. Ata janë inteligjent dhe e dinë se nuk ka përfunduar asgjë ende,” ka shtuar italiani.

Shqipëria me tre pikëshin e sotëm ka dalë në vend të dytë të Grupit I, ndërsa i është përmirësuar edhe golaverazhi.


Shqipëria, së paku në letër, ka ndeshjet më të vështira në shtator, ku më datën 4 udhëton drejt Kopenhagës për ndeshje ndaj Danimarkës, kurse më 7 pret Portugalinë në Elbasan.

0 Komente:

Post a Comment