Monday, April 22, 2013

Azdren Llullaku vishet kuq e zi


Futbollisti shqiptar Azdren Llullaku shumë shpejt pritet të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare.
Lajmi bëhet i ditur nga vet lojtari në një prononcim ekskluziv për portalin Asport.info. Ai ka thënë se tashmë me kërkesën e zyrtarëve të FSHF-së po bënë gati dokumentacionin për shtetësi shqiptare.
“Jam duke grumbulluar dokumentete e nevojshme që të aplikojë sa më parë për pasaportë shqiptare, e pastaj besoj ftesën besoj do ma bëj trajneri së shpejti”, tha Lullaku.
25 vjeçari me origjinë nga Istogu luan me Gaz Metan, skuadër në elitën e futbollit rumun.
Ai deri tani ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje.
Kohëve të fundit trajneri italian i Kombëtares Xhani De Biazi ka krijuar një revolucion në Kombëtare duke sjellë emra të shumtë, gjithashtu ai ka vënë në shënjestër edhe një numër të madh të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë.

0 Komente:

Post a Comment