Saturday, April 20, 2013

De Biazi takon Mustafin dhe e fton në Kombëtare, lojtari hamendet


Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka takuar futbollistin shqiptar , Shkodran Mustafi.
Sipas disa burimeve të aferta me FSHF-në, De Biazi ka takuar futbollistin e Sampdorias për ta bindur atë ta vesh fanellën kuq e zi.
Poashtu mësohet se përgjigja e lojtarit për trajnerin italian ka qenë “do të mendohem” theksoi burimi pa dashur të saktësoj diçka me tepër.
Mustafi i cili vetëm para dy ditësh mbushi 21 vjet, nuk posedon pasaportë shqiptare  , ndërkohë që FSHF ishte interesuar rreth një vit më parë.
Ai ka lindur në Bad Hersfeld të Gjermanisë dhe është mbrojtës. Mustafi e nisi karrierën me të rinjtë e Hamburgut dhe më pas ai kaloi në Angli me Evertonin, skuadër ku nisi karrierën si futbollist profesionist. Këtë sezon Mustafi kaloi në radhët e Sampdorias në Seria A. Ai në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, 2-2, u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi Mustafi është aktivizuar me kombëtaren e Gjermanisë nga U-17 deri në U-20.
Ai konsiderohet si “kopje ” e Mërgim Mavrajt.

0 Komente:

Post a Comment