asport.info |
Kombëtarja Shqiptare e futbollit të femrave ka befasuar në debutimin e saj në fazën paraeliminatore për kualifikimet e Kampionatit botëror që mbahen në korrik në Suedi.
Shqipëria është kualifikuar pas fitores së sotme kundër skuadrës së Luksemburguz me rezultat 2:1.
Dy ndeshjet e tjera Shqipëria kishte mposhtur Letoninë me rezultat të pastër 2:0, derisa kishte barazuar me Maltën vendase 1:1.
Ndeshja tjetër e grupit 1 të fazës paraeliminatore Maltë- Letoni, vlen vetëm për statistika se kush do të kualifikohet si i pari për në fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror. Momentalisht Shqipëria ndodhet e para në grup me 7 pikë, 3 me tepër se Malta e cila do ta zhvilloj ndeshjen sonte.
Raporti:
Ndeshja ka nisur si është më së miri për Shqipërine, e para që rrezikoi seriozisht portën kundërshtare ishte kapitenja e ekipit Aurora Seranaj në minutën e 12 -të.
Vetëm 4 minuta më vonë, sulmuesja prishtinase Suada Jashari ka shënuar për rezultatin 1:0. Pas golit të shënuar skuadrat kanë bërë “paqe”. Raste të mira në pjesën e parë patën edhe Velaj në minutën e 36-të nga gjuajta e lirë dhe Berisha në minutën e 40-të.
Kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të mbyllej me fitoren e shqiptareve, në minutën e 45-të në rastin e vetëm të skuadrës së Luksemburgut, pas një pasimi të Tompson ka shënuar Maurer, për t’i dërguar skuadrat në pushim prej 1:1.
Kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të mbyllej me fitoren e shqiptareve, në minutën e 45-të në rastin e vetëm të skuadrës së Luksemburgut, pas një pasimi të Tompson ka shënuar Maurer, për t’i dërguar skuadrat në pushim prej 1:1.
Në pjesën e dytë, rasti i parë serioz u tregua në minuten e 64-të për Furtuna Velajn e cila goditi jashtë portës.
5 minuta më vonë e njëjta shënoi për ta çuar Shqipërinë në epërsi , pas një pasimi të bukur të Memedov.
Në minutën e 74- të Ellvana Curo për pak sa nuk realizoi kur portierja kundërshtare dëboi jashtë gjuajten e saj.
Ndërrimi i parë i trajnerit Rrakli vjen në minutën e 75-të, ku zëvendësohet sulmuesja e Melbournit Ellvana Curo, ndërsa që në fushën e lojës futet Ana Baro.
Gati 10 minuta me vonë, nga loja del Berisha për t’i lënë vend Selmanit.
Në minutat e fundit skuadra kundërshtare kërcenon me Frising porten shqiptare, por pa sukses.
0 Komente:
Post a Comment