Wednesday, April 10, 2013

Peshëngritje: Godelli, medalje e artë për Shqipërinë (VIDEO)


asport.info
Daniel Godelli është i artë. Shtangisti kuqezi arriti të ngjitet në podin më të lartë, duke mbajtur mbi supe 177 kilogram në stilin e shtytjes, një shtangë e ngritur për rikthimin e tij si kampion, për tifozët e pranishëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” por dhe për kombin e tij.
Djaloshi nga Peqini arrin të realizojë shpresën e shqiptarëve për një medalje ari dhe pse nuk arriti ta marrë në dygarësh, ku mori medalje bronxi, ashtu si dhe në shkëputje.
Në fakt kur Daniel Godelli shfaqet në pedanë për stilin e shkëputjes së peshës 169 , ka me vetë dhe qindra tifozë por dhe peshën e madhe të emocioneve, për të mbajtur lart flamurin shqiptar. në provën e parë, nxitohet dhe shtanga I shpëton nga duart, por e dyta është e saktë, dhe tashmë Danieli është në zonën e medaljeve. Azeri Hasanov ngre 150 në të tretën dhe Godelli për të varur të paktën medaljen e argjendtë në qafë nevojitet të provojë më shumë. shtangisti nga peqini, tenton me 153 por nuk arrin dot ta mbajë lartë shtangën duke u pozicionuar i treti për medaljen e bronztë.
Ndërsa ari shkon për rusin Chen, që e mbyll garimin e tij me 155 kilogram, dhe rrëmben gjithashtu dhe medaljen e artë në dyragësh, duke lënë pas azerin Hasdanov. Pesha e emocioneve penalizon Briken Caljan, që kur sheh pallatin e sportit të ngrihet i tëri në këmbë për të, humbet qetësinë, atë që është më e rëndësishmja për të arritur rezultatin dhe gabon në të treja provat e tij me 142 kilogram në shkëputje. gjithsesi Calja nuk heq dorë nga garimi dhe në shtytje mban mbi supe vetëm provën e dytë me 174 kilogram, duke mos justifikuar dot ambiciet e tij pasi9 shansi i një medalje në shkëputje i shpëtoi nga duart dhe shtrirja e tij në fund në pedanë, është dorëzimi ndaj një gare që e kishte imagjinuar ndryshe.

0 Komente:

Post a Comment