Wednesday, June 4, 2014

Fund i njëjtë dhe me Hungarinë, kombëtarja nuk bind

Kombëtarja Shqiptare - Kombëtarja kuqezi po luan miqësoren e dytë të “trisit” radhazi të këtij lloji ndeshjesh në kapërcyell të muajve maj-qershor. Katër ditë më parë në Yverdon të Zvicrës u ballafaquam me rumunët, duke humbur 1-0 përballë tyre, me një lojë që la për të dëshiruar në shumë drejtime. Sonte, prej orës 20:30, sfidojmë hungarezët në fushën e tyre. Në këtë moment Hungaria në renditjen e FIFA-s pozicionohet në vendin e 45-të me 623 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin 70-të me 486 pikë. De Biazi, duke reflektuar edhe nga çfarë pa në miqësoren pararendëse, por edhe duke llogaritur dy forca të reja të mbërritura në kombëtare, Mavrajn dhe Hysajn, ka ndryshuar jo vetëm formacionin, por edhe vendosjen taktike të skuadrës në fushë.

0 Komente:

Post a Comment