Monday, September 8, 2014

De Biazi për mediat portugeze: Fitore historike

Kombetarja Shqiptare - Trajneri kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, duke folur për mediat iberike pas fitores kundër Portugalisë nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij. “Ka qënë sigurisht një fitore historike, një triumf shumë i bukur i arritur në një ndeshje që ka qënë shumë e vështirë”.Për italianin De Biazi nuk ka diskutim që Portugalia ka qënë një kundërshtar i fortë, por ka nënvizuar se Shqipëria ka arritur të mbrohet shumë mirë duke mos dalë asnjë moment nga detyrat taktike: “Ka qënë një fitore e jashtëzakonshme, loja e tillë të imponohet kur luan kundër një skuadre që është klasifikuar në vendin e dhjetë në renditjen e FIFA, por lojtarët e mi janë treguar të shkëlqyer”, ka theksuar trajneri kuqezinjve.

Në fund, përballë pyetjes se sa ka ndikuar mungesa e Kristiano Ronaldos, trajneri Shqipërisë ka deklaruar: “Kemi qënë shumë me fat që nuk ka luajtur, duke parë që është lojtari më i fortë në botë, sëbashku me Mesin. Gjithsesi duhet të pranoj se Portugalia mund të fitoj çdo ndeshje edhe pa praninë e tij në fushën e lojës”. /asport

0 Komente:

Post a Comment