Monday, September 8, 2014

Serbia e habitur nga fitorja Shqipërisë

Kombetarja Shqiptare - Fitorja e Shqipërisë ndaj Portugalisë ka bërë një jehonë të madhe në të gjithë mediat botërore, duke u cilësuar si një ndër surprizat më të mëdha të këtyre eliminatoreve. Por duket se forca e kuqezinjve nuk i tremb aspak rivalët serb.Në mediat serbe fitorja e kuqezinjve ishte një befasi e madhe. “Futbollistët e Shqipërisë bën një surprizë të madhe në këtë fillim të kualifikimeve për “Euro 2016”, pasi në Lisbonë mposhtën përfaqësuesen e Portugalisht minimalisht, 1:0”, shkruan “Kuriri” serb, duke kujtuar se Portugalia luajti pa Kristiano Ronaldon.
Edhe “Blic” e konsideron të habitshme fitoren e shqiptarëve, sikurse gjitha mediat tjera serbe. Serbia ndërkohë ka luajtur dje në mbrëmje ndaj Francës duke arritur një barazim 1-1. /aSport

0 Komente:

Post a Comment