Monday, March 25, 2013

Rama, do startoj nga minuta e parë kundër Lituanisë


Në mungesë të Hamdi Salihit dhe të nevojës për t’u aktivizuar pasi la përgatitjet me ekipin e La Liga, Real Valadollid, për rreth një javë, sulmuesi Valdet Rama pritet të luajë titullar ndaj Lituanisë.
Si një ndeshje miqësore, ndryshe nga përballja e kaluar me Noregjinë, sulmuesit 25 vjeçar nuk do t’i
duhet të ketë plotësuar dokumentacionin përpos rregullores së  FIFA-s. Kësisoj, De Biazi e ka menduar atë ta aktivizojë që nga minuta e parë, ndërsa është në dilemë për lojtarin tjetër që do të luajë krah tij.
Sulmuesi i Sienës, Erjon Bogdani është favorit ndaj Armando Sadikut të Luganos. Megjithatë, të dy lojtarët mund të alternohen me nga një pjesë lojë. Sulmuesi i Katanias, Edgar Çani luajti titullar ndaj Norvegjisë dhe e ka konsumuar kohën e tij, në fushë, teksa konkurrenca është e lartë dhe De Biazi e ka të vështirë të zgjedhë. Hamdi Salihi, i cili shënoi golin e fitores me Norvegjinë, u largua pas ndeshjes drejt Kinës, pasi do të jetë i impenjuar në ndeshjet e Champions League të Azisë.

0 Komente:

Post a Comment