Saturday, August 31, 2013

Alarm Kuq e Zi: Dëmtohet Mavraj, humbet ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren

Kombëtarja Shqiptare - Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë i disponueshëm për sfidat e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës.
Lojtari ka pasur probleme me një inflamacion në gju, por nuk ishte shumë shqetësuese, por në fund nuk ka rezultuar kështu.
Lojtari nuk ka luajtur në ndeshjen me FSV Frankfurtin, kundër dy shqiptarëve të tjerë, Edmond Kapllani dhe Odise Roshi. Ndonëse një ditë më parë shqiptari ishte titullar dhe do të ishte mbuluesi i Edmond Kapllanit, në të vërtetë nuk ka zbritur në fushën e lojës. Keshtu Mavraj i bashkohet mesfushorit te Paderbornit, Alban Meha i cili do të mungoj për dy ndeshjet e shtatorit, dhe ka vënë teknikun De Biazi në lëvizje për të gjetur zëvendësimin e tij.

0 Komente:

Post a Comment