Monday, September 2, 2013

Zyrtare: Etrit Berisha tek Lazio

Kombëtarja Shqiptare - Përfundon “telenovela” Etrit Berisha. Portieri i Kombëtares Shqiptare, është përshëndetur në mënyrën më të mirë me tifozët e skuadrës së Kalmarit në Suedi sot duke shënuar golin e vetëm që ia siguroi tre pikë skuadrës së tij.
Uebfaqja zyrtare e Kalmarit ka bërë të ditur se prishtinasi do të kaloj tek Lacio, duke i uruar atij suksese në karrierë.
Berishen ka thënë se është i lumtur do të luaj në një klub të madh si Lacio.
Marrëveshja është arritur të dielën në mbrëmje dhe lojtari pritet t’i bashkohet ekipit pas ndeshjeve eliminatore.
Berisha u bashkua me Kalmarin në vitin 2008 duke zhvilluar 90 ndeshje me Kalmarin në futbollin suedez.
Portieri te Lacio do të gjej një “koloni” shqiptarësh, drejtorin teknik Igli Tare, mesfushorin Lorik Cana dhe portierin e të rinjëve Tomas Strakosha.

0 Komente:

Post a Comment