Kombëtarja Shqiptare - Opinioni publik është i vendosur në krah të trajnerit italian Xhani De Biasi, dhe kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit që mos të krijohen dyshime për punën e De Biasit dhe rinovimi ti ofrohet në momentin më të parë të mundshëm.
Duket se gjithçka është lënë për tu vendosur në momentin e rikthimit te De Biasit në Shqipëri, në fillim të muajit tetor, kur italiani do të jetë në tribunë për të ndjekur derbin ndërmjet Tiranës dhe Partizani, ditë kur pritet edhe një darkë me presidentin Armando Duka ku do të diskutohet rinovimi i tij. Nga burime brenda FSHF mësohet se italianit i është ofruar një rritje rroge prej 10%, shifër e cila nuk e kënaq De Biasin që pretendon shumë më tepër. Disa herë e ka konfirmuar edhe vetë italiani këtë kur është shprehur se kërkon një vlerësim për punën që ka zhvilluar në drejtimin e Shqipërisë dhe pret një rritje më të madhe të pagës së tij. Palët në këtë moment duket se janë larg. Me FSHF dhe presidentin Duka që duket se nuk kanë ndërmend të lëvizin nga oferta që i kanë propozuar De Biasit. “Do të doja që trajneri të kthente një përgjigje brenda muajit, sepse unë tashmë ia kam bërë ofertën atij. Gjithçka varet nga De Biazi”, është shprehur Duka pas humbjes së Shqipërisë 2-1 në Islandë. Nga ana tjetër, trajneri ka dashur të marrë kohë për përgjigjen dhe ka qenë i kujdesshëm duke mos dhënë deklarata të prera, por i qartë në mesazhet e tij. “Mendoj se deri tani është bërë një punë e madhe. Kur e mora drejtimin e Shqipërisë të gjithë ishin të bindur se asokohe jo vetëm që skuadra nuk bindte, por shpesh thoshin se nuk mund të quhej skuadër, për shkak të largimit të disa lojtarëve kyç. Sot Shqipëria ka të ardhme dhe mendoj se një punë kaq e madhe duhet vlerësuar”, ishte shprehur De Biazi në media pak javë më parë.
Tai mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fillimit të muajit tetor. Italiani De Biasi ka në favorin e tij mbështetjen e tifozëve shqiptar, që e kanë vlerësuar për rinovimin e skuadrës dhe përfshirjen e shumë elementëve të rinj në skuadër, por ndërkohë ka meritën që ka ndërtuar një skuadër që të bën të shpresosh në të ardhmen. Topi tani është në duart e Dukës….


0 Komente:
Post a Comment