Tuesday, September 17, 2013

Mavraj kalon lëndimin, i gatshëm në tetor

 Kombëtarja Shqiptare - Qendërmrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrës Greuther Furth ka lënë pas lëndimin që kishte javë më parë dhe i’u është kthyer fushave të gjelbërta.
Mavraj, i cili mungoi në dy ndeshjet e Kombëtares Shqiptare kundër Sllovenisë dhe Islandës ka bërë dje stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e  ekipit  dhe pritet që në fillim të muajit tetor të jetë plotësisht i gatshëm për klubin dhe për sfidat e përfaqësueses kundër Zvicrës në Tiranë dhe Qipros në transfertëe.
Kujtojmë se në fund të gushtit lojtari kishte pasur një inflamacion në gju dhe pas kontrolleve mjekësore ishte konstatuar se lëndimi ishte më serios seç ishte menduar dhe  se lojtari  duhej të pushonte, gjë të cilën edhe e ka bërë.
Ai ishte në qendër te merkatos së verës, dhe interes i shumë skuadrave brenda dhe jashtë Gjermanisë, por si duket asnjëra nga to nuk e bindi 27 vjeçarin që të ndërroj ambient.
Mavraj ka zhvilluar deri tani 11 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë.

0 Komente:

Post a Comment