
Tekniku italian ka thënë se ekipi i udhëhequr nga ai po rritet dhe për momentin është e rëndësishme të mos hutohemi nga polemika të pasndeshjeve.
Kujtojmë se kontrata me trajnerin italian përfundon në fund të këtyre eliminatoreve dhe shumica e opinionit sportiv shqiptar janë PËR një vazhdim të kontratës së tij edhe për një cikël eliminator.
Letra:
Një FALEMINDERIT madhështor për të gjitha mesazhet që jeni duke më dërguar, pavarësisht dy ndeshjeve të fundit. E them dhe e shkruaj menjëherë: FUTBOLLI SHQIPTAR PO RRITET. Dhe rruga e rritjes kalon edhe nëpërmjet momenteve të vështira, zhgënjimeve përvëluese dhe performancave të lëna në mes.
ËSHTË NORMALE!
ËSHTË NORMALE sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në procesin e RRITJES. E rëndësishme është të mos humbim, të mos hutohemi prej polemikave kalimtare të gjeneruara nga një zhgënjim momenti.
- Eshtë thelbësore të shtrëngojmë fort dhe gjithmonë drejt rotacionin fiks.
-Nevojitet të ndjekim rrugën e gjurmuar dhe të vazhdojmë punën e ndërmarrë, duke këmbëngulur në punën e kryer.
- E më pas…., KURRË të mos tërhiqemi!
- Ne duhet të luftojmë për fatin e këtyre kualifikimeve për aq kohë sa matematika nuk jep verdiktin e saj!
- Jam i sigurt se në fund të rrugës (të ndërmarrë pak më shumë se një viti), rrugës së kombëtares shqiptare, ka një objektiv për të arritur. Ky objektiv është e ARDHMJA e UNITETIT.
- Një e ardhme që do të japë përmbushje, sadisfaksion.
- E ARDHMJA FLET SHQIP. Unë jam i sigurt.
0 Komente:
Post a Comment