Friday, September 20, 2013

De Biazi: Po ndërtojmë një skuadër të re dhe me perspektivë

Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombëtares Shqiptare, ka folur para mediave italiane lidhur me eksperiencën e tij në Shqipëri. Ai ka thënë se sheh një të ardhme të ndritur të ekipit kombëtar dhe se ende jemi ne garë për të kapur botërorin “Brazil 2014″.
“Përsa i përket eksperiencës time në pankinën kuq e zi duhet të them që është një eksperiencë shumë pozitive. Jemi ende në garë pavarësisht dy rezultateve të fundit. Po ndërtojmë një skuadër me të rinj dhe me perspektivë të madhe, ka thënë ai.
Më pas De Biazi është pyetur edhe për kampionatin italian për të cilin ka thënë se  Juventus mbetet favorite për kampionatin pavarësisht që distanca në pikë me skuadrat e tjera po i ngushtohet.

0 Komente:

Post a Comment