Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombëtares, për mediat italiane: “i kënaqur me eksperiencën. S’është një punë e lehtë, jemi përpjekur të punojmë me rreth 40 futbollistë”.
“Jam duke rinovuar me Shqipërinë edhe pse jam ende i hapur ndaj çdo mundësie. Më duhet një projekt dhe letër e bardhë”.
Një deklaratë e fortë ajo e Xhani de Biazit për mediat italiane mbi të ardhmen e tij, që do të vishet sërish kuqezi. Ka folur shumë herë për Shqipërinë, ambientin që ka gjetur, përshtypjet dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me vendin tonë.
Ndërsa, i pyetur nga mediat italiane në lidhje me aventurën e tij kuqezi, u shpreh: “Po jetoj një eksperiencë fantastike punë e lehtë, duke parë se futbollistët janë të shpërndarë në të gjitha kampionatet, transmeton Sporteskpres.
Kemi vendosur që të punojmë më rreth 40 futbollistë, sidoqoftë është një kënaqësi e madhe. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara dhe në renditjen e FIFA-s, pasi jemi tek 40 vendet e para”

0 Komente:
Post a Comment