
Goli i Bekim Balajt në sfidën me Portugalinë konsiderohet nga UEFA një nga finalizimet më spektakolare të fazës eliminatore të “Euro 2016”. UEFA ka publikuar 5 golat më të bukur të shënuar deri tani në kualifikueset e “Francë 2016”, ku finalizimi i shkodranit të Slavias së Pragës renditet përkrah rrjetave të Gareth Bale dhe Iscos.
I pesti në radhë, sipas FIFA-s, është ekzekutimi perfekt nga goditja e lirë e Bale në fitoren 2-1 të Uellsit në transfertë me Andorrën, e zhvilluar më 9 shtator, më pas vjen goli i Balajt në suksesin 1-0 të kuqezinjve me Portugalinë në Aveiro. I treti në radhë renditet goli spektakolar i Besart Abdurrahimit më 9 tetor në takimin Maqedoni – Luksemburg, që i dha fitoren maqedonasve në kohën shtesë. I dyti pozicionohet goli i Bilal Kisa, në takimin Letoni – Turqi, i luajtur më 13 tetor, ndërsa finalizimi më spektakolar konsiderohet ai i Iscos në fitoren 3-0 të Spanjës me Bjellorusinë më 15 nëntor.
0 Komente:
Post a Comment