Wednesday, December 3, 2014

UEFA aktivizon stafin, fshin komentet e shqiptarëve

Kombëtarja Shqiptare - Pas një fushate të dytë të shqiptarëve me komente në Facebook kundër UEFA-s, e cila e hodhi poshtë ankesën e Shqipërisë, është aktivizuar stafi i faqes së Facebook-ut, i cili ka fshirë komentet e shqiptarëve dhe i ka përjashtuar ata.

Koha.net më herët kishte raportuar për fushatën e dytë të shqiptarëve, të cilët janë futur në faqen e UEFA-s në Facebook dhe kanë komentuar “UEFA say yes to racism” sot më herët.
Përkundër numrit të madh të komenteve, UEFA është angazhuar që ta fshijë çdo koment dhe të i përjashtojë të gjithë ata që bënë komente të tilla.
UEFA kësaj radhe ka reaguar më shpejt, pasi pas vendimit të parë komente të tilla kishin qëndruar disa ditë në Facebook.

0 Komente:

Post a Comment